Presidenti i vendit Hashim Thaçi është deklaruar për herë të parë që kur Prokuroria Speciale dorëzoi aktakuzë ndaj tij dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.

Në një reagim të tij në facebook, të shoqëruar me një fotografi të emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidenti Thaçi shkruan:

‘’Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!’’.

Këtë koment të tij Presidenti Thaçi e ka shkruar edhe në gjuhën angleze, njofton Klan Kosova.

”Nobody can rewrite the history of Kosova”.