Alternativa Demokratike – telegram urimi për punësimet e fundit të pushtetit lokal në komunën e Preshevës.

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,

Jemi përmbajtur nga reagimet ndaj fenomeneve negative të politikës lokale, për të vetmën arsye, mos të bëhemi pjesë aktive e përçarjes së skajshme të faktorit politik në Luginë.

Përçarja e faktorit politik, mendojmë se shkon vetëm në favor të armiqve ndërsa i pamundsom miqtë që të thellojnë ndihmën ndaj nesh.

Rasti më i freskët i rezultatit negativ të përçarjes është situata e krijuar me Këshillin Nacional që partitë e “mëdha” shkaku i interesave të ngushta lejuan që ky institucion të shkoj në organ të përkohshëm e ndoshta edhe të shuhet deri në zgjedhjet e radhës.

Por, sot përmes këtij telegrami, meqë bëhet fjala për punësime të reja, në institucione, dëshirojmë të i urojmë Kryetarit të Kuvendit, Sami Salihu punësimin e bashkëshortes në Bibliotekën e qytetit.

Ndërsa në po të njejtin institucion, shefit të grupit të këshilltarëve nga APN, Amir Latifi, të i urojmë punësimin e vëllaut.

Për të sqaruar opinionin, si dhe për të tërhequr vërejtjen komentuesve të alarmuar në rrjete sociale,

– ofendimet nuk zgjidhin asgjë,

– jemi të vetëdijshëm që edhe këta dy familjar të lartëpërmendurve janë shqiptarë nga Presheva

– situatët e tilla nuk zgjidhen me tifozllëk por me votë, mos e shitni votën se pastaj duhet të heshtni para këtyre fenomeneve

– Nepotizmi është shumë i dëmshëm për shoqërinë, sepse krijon kushte të pafavorshme të punës si dhe krijon mosbesim në ambientet e punës dhe për rezultat sjell performancë të ulët.

– Lëvizja për Reforma nuk është se ka prezantuar ndonjëherë program as politik e as zhvillimor dhe nuk është as çudi për punësimin e bërë, por APN ka zhurmuar shumë kundër nepotizmit dhe deri tash është dashtë të krijojë kushte për vende të reja të punës por jo në këtë mënyrë e jo në institucione të stërngarkuara (sipas APN deri tash),

– të punësuarëve i urojmë shëndet e suksese në punë, urimit i bashkangjiten edhe shumë të ri shqiptar nga Presheva që po e lëshojnë vendin çdo ditë.

foto ilustrim: viti 2016, koha kur APN vendoste postera kundër fenomeneve që po i përsëritë

Departamenti për Informim
Alternativa Demokratike Shqiptare

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme