Të hënën më datë 27.03.2023 Ambasadori amerikan Kristofer Hill do të qëndrojë për vizitë në Bujanoc, raporton rtvpresheva.com

Ambasadori Hill do të takohet me deputetin dhe kryetarin e PVD-së Shaip Kamberin, kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin.

Kjo vizitë e ambasadorit Hill në Bujanoc ndërlidhet me situatën aktuale në Luginë të Preshevës dhe me marrëveshjen Kosovë-Serbi e arritur në Ohër javën e kaluar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme