Anëtarët e Komitetit Këshilldhënës të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave nacionale, zonja Marie Hagsgard (Suedi), z. Petter Wille (Norvegji) dhe zonja Edita Żioviene (Lituani), po qëndrojnë për vizitë në Bujanoc, ku u pritën nga kryetari Komunës Shaip Kamberi.

Në takimin e përbashkët kryetari Kamberi ka njoftuar  ekspertët për stagnimin e avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mosinkuadrimin e tyre në institucionet shtetërore, vështirësitë për riorganizimin e sistemit të gjyqësorit, kthimin e Gjykatës në Preshevë, pamundësinë e nostrifikimit të diplomave nga Republika e Kosovës dhe mungesën e qartë të vullnetit politik nga Beogradi për ti trajtuar pakicat si qytetarë të barabartë.

Në takim  Kamberi theksoi edhe rëndësinë e rrespektimit të drejtave të pakicave si parakusht i integrimit të vendit në Unionin evropian dhe procesin e integrimit e konsideron Kamberi si mundësi në të cilën pakicat do të mundë t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me Konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin vendorë.

Konvetën kornizë për mbrojtjen e pakicave Serbia e ka ratifikuar në vitin 2001, ndërsa monitorimi i të njejtës bëhet çdo të 5-tin vit.

Në vitin 2013 ka qenë vizita e fundit e ekspertëve për vlersimin e të (pa)arriturave të Sërbisë drejtë përmirësimit të pozitës së pakicave nacionale që jetojnë në Sërbi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme