Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Shkëlqesia e Tij, z. Ferit Hoxha në fjalimin e tij përmbajtësor ngriti çështjen e shqiptarëve në Serbi, e veçanërisht të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ambasadori Hoxha gjatë fjalimit të tij nënvizoi se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet t’i gëzojnë të drejtat të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë, duke argumentuar se pakica serbe në Kosovë gëzon të drejtat më të avancuara se çdo pakicë në Europë.

Poashtu, Ambasadori Hoxha tha se nuk mund të ketë zgjidhje afatgjate në rajon, pa ofrimin e zgjidhjes së drejtë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në emër të gjithë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e falënderoj përzemërsisht Ambasadorin Ferit Hoxha për guximin që kauzën kombëtare me shumë argumente e mbrojti në prani të shumë ministrave të jashtëm, veçanërisht në prani të ministrit të jashtëm të Serbisë.

Edhe një herë, Ambasadori Hoxha dëshmoi përkushtimin e parezervë të tij për çështjet me interes kombëtar.

Përkushtim të cilin ma dëshmoi në takimet që pata më 5 qershor të vitit të kaluar në nismën për inicimin e Briefing-ut për çështjen e shqiptarëve të Luginës në Kongresin Amerikan.

Iniciativë kjo e mbështetur politikisht e financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht kryeministrit Albin Kurti, Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, respektivisht Joseph DioGuardi, e sigurisht me angazhimin e të palodhshmit për çështjen e Luginës, z. Faton Bislimin, ka shkruar znj.Sinani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme