Ish kryetarja Ardita Sinani ka reaguarë përmes profilit të sajë në facebook lidhur me kërcënimet e kryetarit Shqiprim Arifi.

Ky është shkrimi i plotë i Ardita Sinanit 

Mesazhet kërcënuese të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi drejtuar një kryetari të bashkësisë lokale janë skandali i tij i rradhës dhe klikës së afërt rreth tij.

Më e patolerueshme është përdorimi përveç se i kërcënimeve por edhe i kushtëzimit të investimeve në bashkësinë lokale të fshatit Raincë nëse nuk e pranon porosinë e Shqiprim Arifit që kryetari i BL të Raincës të japë dorëheqje.

Kjo sjellje e Shqiprim Arifit shpërfaqë mentalitetin udhëheqës të tij dhe të një grupi të interesit rreth tij, që mbështetet në kërcënime, shantazhe e linçime ndaj çdo kujt që nuk mendon njejt si ai.

Jam e bindur që me këtë logjikë veprohet edhe ndaj çdo zëri kundër Shqiprim Arifit në Kuvendin Komunal të Preshevës, madje edhe ndaj grupit të vet të këshilltarëve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme