Ardita Sinani ka deklaruar se “tashmë është bërë një periudhë e gjatë që kur qytetarët e Komunës së Preshevës ndihen të papërfaqësuar në rastin më të mirë, e të keqpërfaqësuar në rastin më të keq. Ka kaluar mbi një muaj nga e mbajtja e të ashtuquajturës “seancë” e Kuvendit Komunal.

Seancë kjo e mbajtur të dielën e 23 korrikut në ora 8:00 të mëngjesit, e patransmetuar në asnjë medium”.

Tutje Sinani ka potencuar vërejtjet me organizimin dhe qëllimin e seancës së 23 korrikut

“Seanca ishte ftuar me iniciativën e këshilltarëve të partisë/pushtet – APN për seancë të jashtëzakonshme me qëllim të shqyrtimit të situatës politike në Preshevë.

Errësira mediale që karakterizoi këtë “seancë” sigurisht që i paraprinë marrëveshjeve të errëta të Shqiprim Arifit me politikën e parapolitikën e nëntokës së Beogradit”.

“Sot, kur ka kaluar mbi një muaj nga kjo ngjarje e turpshme në Kuvendin Komunal, pushteti lokal i Preshevës tashmë nuk është i izoluar vetëm nga Prishtina e Tirana.

Kjo udhëheqje e delegjitimuar në çdo segment të saj, tashmë është izoluar edhe nga qyetarët e saj.

E pikërisht kjo dëshmon se për pushtetin aktual lokal të Preshevës, qytetarët e saj nuk janë pjesë e prioriteteve të saj. Por, interesat e kryetarit të Komunës dhe rrethit të tij të ngushtë të lidhur në krim të organizuar me bandat kriminale të veriut” ka thënë Ardita Sinani

Ajo ka nënvizuar se Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në çdo dalje publike drejton kritika dhe fyerje ndaj Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë por në asnjë rast nuk reagon ndaj deklaratave shoviniste të zyrtarëve serb.

“Në të rrallat dalje publike të të parit të Komunës së Preshevës, është i njejti tregim. Kritikat e fyerjet e përhershme në drejtim të Qeverisë së Shqipërisë, e në veçanti në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër i mungon guximi e vullneti që të thot një fjalë të vetme si p.sh. për futjen në listë të zezë të SHBA ish shefin e BIA, apo p.sh. për deklaratat e Aleksandar Vuçiq i cili bashkëpunimin institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe krijim të Shqipërisë së Madhe, apo edhe së fundmi ndaj deklaratës shoviniste të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq se shqiptarët e Luginës nuk duhet të kërkojnë të drejta, mjafton që nuk po na vrasin” ka theksuar Sinani

Ardita Sinani ka potencuar se Shqiprim Arifi i frikësohet përballjes me qytetarët dhe se po mundohet të ja shtyej vetes jetën politike përmes seancave të turpshme dhe se ai është i shantazhuar, dirigjuar dhe kontrolluar.

“Mbase nuk është vetëm çështje guximi, kurajo apo vullneti. Sigurisht është çështje se nga cila anë Shqiprimi është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar!
Prandaj edhe duket se po i frikësohet përballjes me qyetarët e Komunës së Preshevës.

Prandaj edhe artificialisht me seanca të turpshme si ajo e 23 korrikut po ia shtyen jetën politike vetes dhe shantazhuesve të tij, atyre që po e dirigjojnë e kontrollojnë” deklaroi Ardita Sinani

Në fund, Ardita Sinani ka porositur se kjo situatë nuk do të zgjasë edhe shumë kohë pasi që Shqiprim Arifin nuk mundet në pafundësi ta shpëtojnë këshilltarët serb të Listës Serbe

“Por, sigurisht kjo situatë nuk do të zgjasë edhe shumë. Shumë shpejt këta pushtetarë do të marrin “shpërblimin” nga qyetarët e Komunës së Preshevës. Nuk do të kenë edhe shumë mundësi për zgjatje të mandatit me seanca të ftuara për “t’u diskutuar situata politike në Preshevë”.

E sigurisht, nuk do t’i mjaftojnë këtij pushteti më as gishtat e këshilltarëve të Listës Serbe.
Sepse dy votat e këshilltarëve të Listës Serbe, e të porositur nga Beogradi, Shqiprimin e shpëtuan në seancën e 23 korrikut”

“Prandaj, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për Preshevën” ka përfunduar Ardita Sinani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme