Uroj znj.Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës.

Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës është jo vetëm dëshmi e funksionalitetit të Republikës, por edhe e emancipimit shoqëror.

Është dëshmi se gratë jo vetëm munden, por edhe janë faktore uniteti dhe vektore të progresit politik.

Përgëzoj mazhorancën e opozitën parlamentare për përmbylljen me sukses të themelimit të institucioneve të reja dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Besoj se Presidentja e sapozgjedhur e Republikës së Kosovës do të jetë e përkushtuar për ta bashkërenduar me të zgjedhurit e Luginës e Preshevës zbatimin e një strategjie, plani dhe programi shtetëror për Luginën e Preshevës.

Urime Presidente !

Urime Kosovë !

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme