Profesori dhe analisti politik, Armend Muja, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e Mujës duke thënë se e ka mirëpritur me disa anëtarë të kryesisë.

Muja është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore.

Muja është një nga disa analistët politikë që në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka aderuar në parti politike. Para tij, Ardian Gola aderoi në VV, ndërsa Faton Abdullahu e Ardian Kastrati iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme