Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr 20 persona raportohet se janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë. Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë. Të lënduarit aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Salzburgut. Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit. Brenda autobusit gjendeshin 25 udhëtarë. Aksidenti ka ndodhur në autostradën që çon në drejtim të Vjenës, ku po zhvilloheshin punimet në në atë pjesë. Raportohet se autobusi ishte përplasur me rrethojat mbrojtëse të autostradës. Like 0
Vijnë kërcënimet e radhës nga ISIS për Messin, Ronaldon dhe Kupën e Botës “Toka do të mbushet me gjakun tuaj” Grupi terrorist ISIS kanë vazhduar me kërcënime, …