Paris Saint-Germain vazhdon që të jetë në gjueti për një mesfushorë

I fundit është mesfushori i Bayern Munich, Renato Sanchez për të cilin PSG ka ofruar një ofertë 20 milionë euro, por që është refuzuar menjëherë nga Bayern Munich.

Sipas Le10Sport, skuadra franceze është duke e pritur arritjen e Leandro Paredes, por janë duke shikuar që të shtojnë në radhët e tyre edhe një mesfushorë, transmeton GazetaExpress.

Sanches ka pasur 11 paraqitje në Bundesliga këtë sezon, por nuk është paraqitur në asnjë ndeshje gjatë 2019-ës,

Megjithatë, Bayern duket se kërkon më shumë sesa oferta fillestare e PSG-së.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport