Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Duke pasur parasysh proceset në të cilat po kalon rajoni, e sidomos duke pasur parasysh bisedimet Kosovë – Serbi, Partia për Veprim Demokratik dhe Bashkimi Demokratik i Luginës nënshkruan Marrëveshjen me të cilën synojnë fillimin e defragmentarizimit të spektrit politik në Preshevë si dhe në Luginë në përgjithësi. Me këtë Marrëveshje BDL pranoi pa kusht shkrirjen në PVD duke pranuar gjithashtu edhe Programin dhe Statutin e PVD – së. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi dhe ai i BDL, Skender Destani, me të cilën Marrëveshje strukturat e BDL do të inkuadrohen në strukturat udhëheqëse të PVD-së si dhe në Kuvendin Komunal të Preshevës. Like 0
Kamberi pyet Kryeministren Brnabiq se kur do të krijohen kushtet për përdorim të lirshëm të simbolit kombëtar Shqiptar Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë fjalimit të tijë sot në …