Përkundër Kosovës, dialogu nuk është i rëndësishëm që Serbia të bëj hapa para në proceset e integrimit Evropian. Kështu ka thënë edhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, i cili në Beograd deklaroi se, i vjen keq që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është në bllokadë por, sipas tij, kjo nuk duhet të jetë arsye për ndaljen e procesit të integrimit evropian të Serbisë.

“Më vjen keq që dialogu është ndalur, kjo nuk është mirë. Nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte gabim të ndalet gjithçka (për Serbinë) vetëm sepse dialogu është i bllokuar”, tha komesionari Hahn në Beograd, gjatë një konference për media së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. transmeton Bota sot

Kjo deklaratë e tij tregon se, “ledhatimi” i BE-së ndaj Serbisë nuk po ndalet, ndërsa në anën tjetër Kosova po shkelet dhe po neglizhohet nga mbikëqyrësit e dialogut dhe vendimmarrësit e BE-së.

Përveç Hahn, është edhe ndërmjetësuesja e dialogut, Frederica Mogherini e cila vazhdimisht ka mbajtur anën e Serbisë në dialog dhe më tej, derisa kryeministri Haradinaj i reagoi ashpër dhe ia ndali sadopak hovin e padrejtësisë.

“Nuk ka ndonjë të ardhme tjetër për Ballkanin Perëndimor pos BE-së. Nuk ka alternativë tjetër, nuk ka plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe kjo pjesë e Evropës i përket komunitetit tonë”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme