Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe një her se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju ndihmojë edhe opozita që gjithmonë ka qenë partnere kur ju duhej të sjellin rezoluta të pakuptimta për Kosovën.

Cedomir Jovanovic deklaroi sot se plani i vetëm që kjo qeveri ka mundësi të ju ofrojë qytetarëve serb është që të pranojë se Kosova “është humbur për shkak të politikës katastrofale gjatë dekadave të fundit” theksio ai në komunikatë.

Duke komentuar mbledhjen e caktuar për Kosovë të Kuvendit serb me 27 maj, Jovanovic tha se “të gjitha planet që Serbia mundi të bëjë tani nuk janë më aktuale, nuk i duhen më askujt”.

Cedomir Jovanovic ka folur edhe se si do të duhej të vazhdohej drejt një zgjidhjeje ai tha se “Shqiptarët dhe Serbët e Kosovës duhet të gjejnë kompromis i cili do të garantonte paqen gjithë rajonit. Komunitetet duhen të pajtohen, e këtu më së paku kanë rëndësi politikanët e Prishtinës e Beogradit,  për të cilët interesi i tyre personal ishte kyq  gjatë bisedimeve” theksoi Jovanovic/Gazeta Express

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme