Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lideri i Partisë Liberale të Serbisë Çedomir Jovanoviq të premten do të jetë në Prishtinë, me ftesë të Institutit Demokratik të Kosovës. Klan Kosova mëson se Jovanoviq do të debatojë në një tribunë të hapur për politikanë, shoqëri civile, media e akademikë të Kosovës. Temë bartëse e këtij debati do të jetë “Perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi”, nga këndvështrimet e kosovarit dhe serbit. Çedomir Jovanoviq llogaritet si politikan me pikëpamje liberale. Ai u bë përfaqësues i parë politik i Beogradit, i cili e pati pranuar realitetin e ri për Kosovën në Serbi. Sipas tij Kosova është shtet i pavarur derisa nga këndvështrimi i tij, Beogradi e ka humbur përfundimisht kontrollin dhe jurisdiksionin juridik e politik ndaj shtetit të ri evropian qysh në kohën e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999. Like 0
Vuçiq tregon kushtin përfundimtar për vazhdimin e dialogut me Kosovën Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Alekander …