Serbët me dalje masive në qendrat e votimit mbrojtën veriun e Kosovës. Në këtë mbrojtje, shteti i Serbisë, si dhe popullsia serbe në Kosovë, ka mbështetje të padiskutueshme nga Rusia dhe Presidenti Vladimir Putin, tha ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Kryediplomati serb i tha “Kuririt” se Serbia ka mbështetje absolute nga Rusia në mbrojtjen e interesave të saj në Kosovë.

“Në disa takime zyrtare dhe jozyrtare kjo mbështetje u konfirmua, gjithashtu kishte lëvizje konkrete nga Moska zyrtare që kontribuoi në mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

“Ata vazhdimisht më kanë siguruar se Rusia nuk do të lejojë që Serbisë t’i shkaktohen dëme dhe Presidenti (Aleksandar) Vuçiq e ka dëgjuar shumë herë këtë edhe nga Presidenti Putini”, tha Daçiq.\KlanKosova.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme