Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin serb z.Shaip Kamberi ka pritur sot Ambasadorin e SHBA-së, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu,me të cilët ka biseduar për çështje konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës së Preshevës,ka shkruar Kamberi

Ky është njoftimi i plotë i z.Kamberi

Sot, me Ambasadorin e SHBA, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu, në zyrën e asistencës së deputetit, diskutam çështjet konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës!

Bashkarisht me Sh.T. z.Hill e Braathu u pajtuam që në momentumin që ndodhemi, Lugina e Preshevës ka nevojë urgjente për të parë lëvizje konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtij rajoni.

⚫️ Njohja e diplomave nga Kosova

⚫️ Zgjidhja e ngërçit dhe punësimi i personelit mjekësor në Preshevë, që ende po mbahet peng nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë!

⚫️ Integrimi i plotë shqiptarëve në sistemin gjyqësor!

⚫️ Integrimi i plotë i shqiptarëve në Polici në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Të gjitha këto, si pjesë e realizimit të planit 7 Pikësh ishin temë diskutimi gjatë këtij takimi me shpresë që me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar progresi nuk do të mungojë në vazhdimësi!

Gjithësesi, bisedimet Kosovë-Serbi kanë impaktin e madh tek ne e nga ku, Lugina pret zgjidhjen e një mori çështjesh.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme