Takimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës ka qenë i tensionuar gjatë gjithë kohës.

Televizioni Kohavision raporton se komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Johanes Hahn ka shkuar me vonesë në takim, ka qëndruar shkurt, ka mbajtur fjalim dhe më pas e ka lënë takimin për të njoftuar ndihmën rreth 100 milionëshe për Serbinë.

Siç mëson televizioni Kohavision nga burime të afërta të saj, fjalët në takim kanë qenë të rënda si nga ana e Mogherinit ashtu edhe nga ana e palës kosovare. Si kryeministri, ashtu edhe zv/kryeministrat Behgjet Pacolli dhe Enver Hoxhaj kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj BE-së në raportin e saj me Kosovën.

Palët nuk kanë arritur të merren vesh për një deklaratë të përbashkët.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini u ka thënë përfaqësuesve të Kosovës, se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun nëse Kosova nuk e heqë taksën.

“Nëse doni të ecet përpara në këtë proces Prishtina duhet të nisë të reagojë”, citohet t’u ketë thënë Mogherini liderëve kosovarë.

Sipas burimeve, përgjigja e Haradinajt ka qenë se ky është vendim sovran i Kosovës, dhe nuk i është drejtuar BE-së, por Serbisë.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme