Gianluigi Donnarumma dëshiron hakmarrje ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë, pasi edhe Milani gjendet në këtë fazë pasi e mposhti Lazion pas penalltive. 

U desh të zhvillohen 120 minuta por nuk kishte fitues, ndërsa fituesi u zgjedh nga pika e penalltive ku  Donnarumma dhe Thomas Strakosha pritën nga dy penallti.

“Meritat shkojnë për të gjithë skuadrën për këtë paraqitje fantastike, pasi kemi puanr shumë që ta arrijmë finalen, e merituam”.

Pritja e panalltisë (Getty Images)

“Jemi një grup shumë i mirë. Jemi shumë të bashkuar, kundërshtarët do ta kenë të vështirë të na thyejnë. Trajneri në ka bërë ekip, jemi gjithmonë bashkë. Siç ka thënë trajneri, lodhja nuk ekziston, është gjithçka në kokë”.

Milan dhe Juventusi do të përballen në Stadio Olimpico në finale të Kupës së Italisë me 9 maj.

Donnarumma në aksion . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Në vitin 2016, Juven kishte fituar me një gol në kohën shtesë të Alvaro Moratas.

“Kemi më shuam eksperiencë se sa në dy vitet e fundit. Arritëm në finale dhe tani duhet të purojmë të hakmerremi”, ka thënë Donnarumma.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport