Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është duke shkëlqyer në Superligën e Turqisë me skuadrën e Fenerbahces.

Forma e tij e mirë ka ngjallur interesimin e klubeve të mëdha evropiane, të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e shtatlartit tonë.

Tottenham Hotspur, Manchester United e Juventus, janë disa nga klubet që po e monitorojnë lojtarin 25 vjeçar.

Embedded video

Siç transmeton Fanatik, drejtori sportiv i Fenerbahces, Damien Comolli, është pyetur në lidhje me ofertën prej 20 milionë eurosh për shitjen e Muriqit në afatin e janarit, ndërsa duke mos e treguar emrin e klubit, ai ka ironizuar gjatë përgjigjes së dhënë.

“E vërtetë është se kam dëgjuar se ka ofertë prej 20 milionë eurove për Muriqin. Ndoshta ofertuesit kanë menduar vetëm për njërën këmbë të Vedatit. Ai kushton më tepër se 20 milionë euro”, ishte deklarata e tij e shkurtër për këtë temë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport