Në Bujanoc sot, për të përuruar përfundimin e punimeve në renovimin e Shkollës fillore në Samolicë, qëndroi Ministri i Drejtësisë së Republikës Kosovës, z. Abelard Tahiri.

Financimi i këtij projekti është mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit Tahiri i cili gjatë vizitës së parë në Komunën e Bujanocit, në fillim të vitit të kaluar, kishte premtuar për përkrahje konkrete.

Ky projekt, është projekti i parë i financuar ndonjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës e që është realizuar në Komunën e Bujanocit.

Me Ministrin Tahiri u dakordua vazhdimi i bashkëpunimit me qëllim të përkrahjeve të projekteve tjera konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme