Fakulteti Ekonomik i Suboticës paralelja në Bujanoc  organizon “Ditët e Hapura” duke filluar nga sot data 28.02.2022.

“Ditët e hapura” organizohen për maturantët e interesuar, me qëllim që ata të informohen për ofertat arsimore dhe kushtet studimore të këtij fakulteti.

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj nga përfundimi i procesit të rregull mësimor për maturën shtetërore dhe gjimnazistët  po i afrohen ditës kur duhet të përballën me sfidën e zgjedhjes së një degë në universitet.

Për ta bërë më të lehtë zgjedhjën për secilin, Fakulteti Ekonomik paralelja në Bujanoc po organizon  takime të quajtura “Ditët e hapura”, ku maturantët po informohen për procedurat e aplikimit, por edhe për programet e studimit të çdo dege.

Takimi po mbahet sot me gjimnazistët e gjiminazit “Sezai Surroi” nga Bujanoci, ku po informohen me drejtimet dhe kushtet që ofron ky universitet, ku ligjërusit u bënë apel nxënësve për të zgjedhur këtë institucion si mënyra më e mirë për t’ë arritur suksese në jetë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme