Ditën e hënë është konfirmuar rikthimi i Roger Federer në krye të ranglistës botërore të ATP.

Zvicerani është bërë mbajtësi më i moshuar i kreut në epokën moderne, me 36 vjet e 279 ditë, pasi Rafael Nadal ka rënë në vend të dytë si pasojë e humbjes nga Dominic Thiem në çerekfinale të Madrid Masters.

Roger Federer (Foto: Getty Images)

Federer, i cili ishte në vend të parë për katër javë më herët gjatë këtij viti, për herë të parë e kishte mbajtur kreun në shkurt të vitit 2004, si 20-vjeçar.

Ai i ka kaluar 309 javë në krye të ranglistës së ATP-së duke u bërë tenisti që e mban më gjatë pozitën numër 1.

Fituesi i 20 titujve Grand Slam do t’i rikthehet lojës në turneun Mercedes Cup më 11 qershor në Stuttgart.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport