Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Fiknete Bejta, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë. Bejta deklaroi se koalicioni në të cilin garon po merr përkrahje të fuqishme. “Në takim me qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë. Përkrahje e fuqishme po i jepet koalicionit AAK-PSD që në ditën e parë të fushatës dhjetëditore, që përfundon me fitoren tonë në 6 tetor”, tha ajo. Duke u ndalur tek zotimet, Bejta që garon me numrin 54 në listën për deputetë të AAK-PSD, tha se qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj do të kujdeset edhe për shqiptarët në Luginë. Ajo theksoi se do të punojmë për një zgjidhje politike afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët e Luginës. “Qeveria jonë do të jetë e përkushtuar për të gjithë shqiptarët, edhe ata të Luginës. Nuk do t’i gënjejmë me premtime boshe, sikurse ka ndodhur muajve e viteve të fundit. Ne do të punojmë për një zgjidhje politike afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët e Luginës”, përfundoi Bejta. Like 0
Pamje të frikshme nga aksidenti ku vdiqën 4 persona Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur p në Ferizaj, ku kanë mbetur të …