Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Delegacioni kosovar në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian janë duke e zhvilluar takimin për mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel. Në takim janë duke marrë pjesë Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionari, Johanes Hahn, ndërsa përfaqësuese nga Kosova janë Kryeministri Ramush Haradinaj, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli. Pjesë e diskutimin pritet të jetë taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës karshi mallrave që vijnë nga Serbia e Bosnje Hercegovina. Ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe tema jashtë rendit të zakonshëm të këtij Këshilli. Takimi ka filluar nga ora 13:00 dhe pritët të zgjatë disa orë. Like 0
Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot kontratat me vlerë mbi 23 milionë dinar Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot kontratat me vlerë mbi 23 milionë për asfaltimin …