Frank Lampard ka folur fjalët e para pas emërimit si trajner i klubit londinez, Chelsea, ku ka thën jamë jashtzakonisht krenar , mezi pres të filloj punën.

Legjenda angleze është rikthyer në Stamford Bridge pas disa vitesh të kaluara si futbollistë në MLS, por edhe si trajner në Championship te Derby County.

41-vjeçari vjen si pasues i Maurizio Sarrit, i cili pas një viti të kaluar te Blutë kaloi te Juventusi.

Rikthimi te Chelsea e ka lumturuar jashtë mase Lampardin, i cili mezi pret të fillojë punën e re.

“Jam jashtëzakonisht krenar që po kthehem në Chelsea si kryetrajner”, ka thënë fillimisht Lampard pas emërimit.

“Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, por  fokusi im i vetëm është puna dhe përgatitjet për para-sezon”.

“Jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë sukses të mëtejshëm në klub dhe nuk mund të pres që të fillojë këtë aventurë”, përfundoi anglezi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport