Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i punëve të jashtme të Shqipëris Gent Cakaj ka pritur sot në Tiranë përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës. Cakaj : Sot kam nderin e veçantë të pres në takim zyrtar në Tiranë përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës Bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal por një aset shumë i vyer shoqëror e kombëtar. Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre 🤝! Mes të tjerash, ndamë pikëpamje të njëjta në një varg çështjesh: Së pari, pasivizimi i vendbanimeve në Luginë të Preshevës nuk përbën vetëm qasje përjashtuese shoqërore por edhe dëmtim përmbajtësor të demokracisë atje; Së dyti, njohja e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme e përdorimi i papenguar i simbolebe kombëtare është jo vetëm në shërbim të ruajtjes së identitetit të tyre por eshe kusht i zhvillimit të përgjithshëm atje; Së treti, përfshirja proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore do të mbetet një kauzë që do t’i japim zë vazhdimisht e bashkërisht. Jashtëzakonisht krenar me vullnetin e tyre për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare Like 0
Thaçi deklarohet pas skandalit të Zaevit me komedianët rus, ata tentuan të bisedonin edhe me mua Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për herë të parë, pas deklaratës së …