Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shkarkuar diplomatën shqiptare në Romë, Gerarta Zheji Ballo.

Gerarta Zheji-Ballo që është njëherit edhe vajza e gazetarit dhe publicistit të njohur në Shqipëri, Artur Zhejit, i cili ka në pronësi portalin ‘360 gradë’ me seli në Tiranë, është shkarkuar nga pozita e diplomatës shqiptare në Romë.

Për Zheji-Bello e cila është e martuar me një italian etnik, shteti shqiptar deri tash ka paguar rreth 3000 euro për shtëpinë me qira.

Pas ndalimit të subcencioneve ndaj saj, në shenjë hakmarrje portali i Zhejit ka shkruar se Gent Cakaj po bashkëjeton me vajzën e bashkëshortes së Edi Ramës, Rea Xhillari.

Ndërkohë, 28 vjeçari Gent Cakaj ditë më parë ka deklaruar se është beqar dhe jeton i vetëm në Tiranë dhe nuk është në ndonjë lidhje, duke hedhur poshtë kështu të gjitha lajmet për lidhje të mundshme.

Përveç Cakajt edhe Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Kryeministrit, ka reguar lidhur me raportimet e mediave në Shqipëri. Ajo ka njoftuar se ka paditur për shpifje gazetarin Artur Zheji dhe shtatë portale të tjera.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme