Sot, gjashtë mjekë shqiptarë kanë marrë vendime të përhershme pune në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Ky punësim është realizuar me kërkesë të kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi shtruar presidentit Aleksandar Vucic, në dy takime të realizuara në gjendjen e jashtëzakoshme, si masë e luftimit të COVID-19.

Lajmin mbi punësimin e gjashtë mjekëve shqiptarë e ka bërë të ditur, vet kryetari Shaip Kamberi përmes një postimi:

Gjashtë mjekë shqiptarë nga Komuna e Bujanocit, sot edhe zyrtarisht kanë marrë vendimet e punës në kohë të pacaktuar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, si realzim i programit të Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e kuadrove mjekësore për t’a avancuar luftën ndaj COVID-19.

Ky është një sukses i jashtëzakonshmë, duke patur faktin se me vite të tëra një numër i mjekëve shqiptarë nuk është arritë të punësohen përnjeher.

Megjithate, kërkesa e Komunës së Bujanocit ishte shtruar në dy takime të realizuar me president Aleksandar Vucic, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Këta emrat e mjekëve shqiptarë të punësuar, sot:

  1. Imrane Aliu
  2. Veton Salihu
  3. Granit Isufi
  4. Besnik Sulejmani
  5. Sali Nuhiu
  6. Artan Ajeti

Në kuadër të të njejtit program, janë punësuar edhe katër mjekë të komunitetit serbë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme