Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë gazetarit Thomas Roser e që është publikuar në gazetat “Die Presse”, “Stuttgarter Zeitung” dhe “Tageblatt”, ka theksuar edhe njëherë se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore.

Po ashtu, shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit.

“Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndet zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme