Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pas lëkundje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në do të forcohen edhe më shumë.

“Asnjëherë s’kemi pas lëkundje me Amerikën…Marrëdhëniet me SHBA do të forcohen. Ne punojmë nëpër të gjitha fushat me ta”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur për deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë lumi Ibër, ai tha: “Ideja e Vuciqit, e Daçiqit, etj, kushdo qofshin ata është që një shekull. Ata kanë vite që gatuajnë në kuzhinat e tyre. Besoj që e  kanë marr vesh që s’munden të luajnë me tokat shqiptare. Do të varrosen keq politikisht ata që shkojnë drejt kësaj rruge, pra rrugës së kufijve”.

Haradinaj u pyet po ashtu edhe nëse ka pasur diskutime të ashpra me presidentin francez, Emmanuel Macron nëpër korridore në Samitin e Berlinit, i cili tha se me të ka diskutuar në gjuhën frënge.

“Kam fol me Macron në gjuhën frënge, nuk e di ata që rrinë nëpër korridore a kanë mund të kuptojnë gjuhën që kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht. Nuk e dinë as vet pse po flasin”, theksoi ndër të tjera kryeministri, Ramush Haradinaj.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme