Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk do të mund t’i nëpërkëmbë ngjarjet e organizuara nga shteti i Kosovës derisa ati të jetë në krye të qeverisë, teksa ka komentuar incidentin që ndodhi të dielën në Prizren kur ai ia ndaloi fjalën një gruaje që filloi të fliste pa leje në foltoren e organizimit.

Për ngjarjen, Haradinaj ka thënë se nuk do ta lejojë të përsëritet mirëpo ka deklaruar se nuk është penduar për veprimin që bëri dje.

“Shiqoni, ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Është jo e sjellshme që një person i paftuar të marrë fjalën në një ngjarje shtëtërore”, ka thënë kryeministri Haradinaj. “Po ju them se sa të jam në detyrë, askush nuk mundet me nëpërkëmbë ngjarjet shtetërore të organizuara nga Qeveria e Kosovës. As të jetë djalë, as të jetë burrë, as të jetë fëmijë, as kërkush”.

Haradinaj ka deklaruar se nëse gruaja që e mori fjalën pa leje në Prizren do të ishte burrë, “edhe ma lehtë kishte me qenë”.

“Unë e kuptoj se nuk është e zakonshme një kryeministër i një vendi të merret me një grua. Mejgithatë, është e papranueshme të bëhet hajgare me shtet”, ka thënë ai.

  • Zyrtare: Haradinaj e shkarkon ministrin Flamur Sefaj

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrit të …
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme