Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çiftet gjysmëfinale të Ligës së kampionëve.

Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve ka filluar nga ora 13:00, ku pjesë e tij ishte edhe ambasadori i finales, Andriy Shevchenko.

Skuadrat e mëdha si Real Madridi, Liverpooli, Bayern Munichu dhe Roma ishin katër skuadrat që u shortuan.

                                  

Ndeshja më e fortë e kësaj faze pritet të jetë ajo në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Interesante pritet të jetë edhe ndeshja tjetër në mes të dhe Liverpoolit dhe Romës.

 

Ndeshjet e para do të luajnë më 24 dhe 25 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 1 dhe 2 maj.

Finalja e madhe e kësaj gare do të zhvillohet më 26 maj në Olympic Stadium, Kyiv, Ukrainë.

Çiftet gjysmëfinale:  

Bayern Munich – Real Madrid 

Liverpool – Roma 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport