Inspektoriati i mbrojtjes nga zjarri, me asistencë të policisë, ka mbyllur Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ku veprojnë disa institucione të themeluara nga Kuvendi Komunal i Preshevës.

Me këtë rast janë bllombuar dyert hyrëse edhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, Bibliotekës “Mehmet Isufi”, Radiotelevizionit “Presheva”, Zyrës për të rinjë dhe Zyrës së Partisë Demokratike Shqiptare.

RTV Presheva ka reaguar lidhur me këtë veprim.

“Lidhur me ribllombimin e këtyre institucioneve, arsyetimin se pse kjo po ndodhë nuk po e jep askush. Prandaj, vetëvetiu lindin pyetjet: Kujt po i pengojnë këto institucione, me fajin e kujt po bllombohen për të dytën herë, kush dha leje për heqjen e bllombave të vendosura ditë më parë, kush duhet dhënë përgjegjësi për këto, a ka të bëjë ky ribllombim me festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit apo është koinçidencë,…” thuhet në reagimin e RTV Presheva

RTV Presheva përsërit se një gjë e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në Komunën e Preshevës dhe se për Radiotelevizionin Presheva kjo është një goditje e radhës pasi ka gati një vit që nuk financohet nga Komuna e Preshevës, kurse tani i duhet pa fajin e saj të ballafaqohet edhe me këtë problem.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme