Interi ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A ndaj Lazios në udhëtim me rezultat 2-3.

Kjo fitore ia ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm skuadrës së Luciano Spalettit.

Pjesa e parë e takimit ishte shumë aktive me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por ishin vendasit që patën diçka më shumë nga loja dhe shënuan dy gola.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por mysafirët arritën të shënojnë dy gola dhe të fitojnë ndeshjen me rezultat 2-3.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi përfundon në pozitën e katërt me 72 pikë, po aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë, por me rezultate më të këqija në ndeshjet direkte.

Mauro Icardi ka thënë se kualifikimi i Interit në Ligën e Kampionëve ishte i merituar, teksa ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke shtuar se do të shohin se çfarë është më e mira për klubin.

“Lazio luajti mirë, por kemi treguar forcë dhe dëshirë për ta kthyer rezultatin. Ne e bëmë atë”, ka thënë fillimisht Icardi për Mediaset Premiumpas ndeshjes.

“Ky ishte qëllimi jonë. Arritja në fund. Ekipi ishte në gjendje të mirë, loja nuk po shkonte në rrugën e duhur, por ne treguam forcë për ta rikthyer atë në rrugë të mbarë”.

“Ia kushtoj këtë shokëve të mi, sepse ne të gjithë kemi besuar në objektivin tonë, nga lojtarët tek stafi e kit dhe gjithë punëtorët në klub”.

“Ky është një shpërblim për të gjithë ne dhe punën tonë të madhe, sepse e merituam”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport