Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se BE e ka obligim t’i integrojë Kosovën dhe Serbinë në Bashkimin Evropian, si bazë për stabilitet të qëndrueshëm.

Rasmussen ka thënë se nuk dëshiron të komentojë marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës për shitjen e 246 raketave të tipit “Javelin” dhe nëse ky është një sinjal për Beogradin.

“Nuk do të komentoj për dërgesat specifike të armëve, por në përgjithësi do të thosha se mendoj që duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të integruar të gjitha vendet e Ballkanit në strukturat euroatlantike”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).

“Në veçanti, Bashkimi Evropian e ka obligim që të përpiqet të integrojë Serbinë, si dhe Kosovën, në Bashkimin Evropian. Ne kemi parë në të kaluarën se kjo është baza për paqe dhe stabilitet më të qëndrueshëm në kontinentin evropian”, tha Rasmussen, transmeton Telegrafi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme