Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës. Fokusi kryesor i vizitës do të jetë në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Like 0
Ish presidenti i Serbisë paralajmëron konflikt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëse njëra pal fiton gjithqka e tjetra humb Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka folur për zgjidhjet e mundshme në mes të …