Ka filluar sot renovimi i hapësirave të çerdhës së fëmijëve,paralelja te Sh.F.”Naim Frashëri” në Bujano.

Hapësirat e Çerdhes së Fëmijëve, paralelja në gjuhën shqipe që gjendet në Sh.F ”Naim Frashëri” në Bujanoc së shpejti do të marrë pamje të re, ngase sot ka filluar renovimi i saj.

Punimet përfshijnë rregullimin e dyshemes, dyerve të brendshme, gëlqerosjen e brendshme, nyjet sanitare, si dhe punë të ndryshme në inventaret brenda hapësirave.

Punët do t’i kryejë kompania ”Saba Bellça”, kurse punimet do të kushtojnë 2.967.900,00 pa TVSh.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme