Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës Bujanocit i formuar me aktvendim të Këshillit komunal i komunës Bujanocit numër 02-41/19-03 të datës 22.maj 2019, në përbërje: Selami Mustafa, kryetar, Agon Islami – anëtar, Kastriot Jakupi – anëtar,  Zoran Antiq – anëtar dhe Nebojsha Milosavljeviq .

Ky komision ka filluarë sot punën ku ka njoftuar të gjithë qytetarët, Kryetarët e Bashkësive Lokale ,këshillat e Bashkësive Lokale, personat juridik, shoqëritë qytetare si dhe të gjithë subjektet tjera të interesuara, se mund të paraqesinë inicijativë – propozim për përcaktimin dhe emërtimin e rrugëve, shesheve në teët e rritorin e komunës së Bujanocit, në bazë të elaborateve nga enti republikan i gjeodezisë.

Inicijativat mund të paraqiten në formë elektronike në emai adresën selamimustafa84@gmail.com, ose në shkresoren e Administratës komunale të Bujanocit, rr.K.Petroviq nr.115 duke ju drejtuar Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës së Bujanocit.

Inicijativa duhet të arsyetohet dhe të përmbajë emërtimin e sakt të rrugës së caktuar ose sheshit, emrin dhe mbiemrin, vendbanimin, gjegjësisht emërtimin dhe venbanimin e parashtruesit.

Afati për paraqitjen e inicijativave është 15 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme