Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbis z.Shaip Kamberi ka reaguar për mos realizimin e të drejtave të personelit mjeksorë në komunën e Preshevës ku e vetmja komunë është përjashtuar nga prorgrami i punsimeve të puntorve qe kanë kontribuar gjatë pandemis covid 19.

Ky është reagimi i deputetit Kamberi

Veç punësimi i punëtorëve shëndetësor të angazhuar gjatë pandemisë, s’ka tjetër alternativë!

Para vitit të ri, me shkresë, i jam drejtuar me kryeministres Ana Brnabic, ku kam kërkuar ndërmarrjen e hapave për punësimin e stafit mjekësor në Preshevë, të cilët janë angazhuar përgjatë pandemisë!

Tani, pas vitit të ri , përmes një shkrese, kërkesë të njejtë i kam bërë edhe Presidentit Aleksandër Vucic, që diskriminimi ndaj profesionistëve shqiptar në Preshevë të ndërpritet, e t’i jepet e drejta sikur në çdo vendbanim tjetër të gjithë atyre që kanë rrezikuar jetën për t’ju përgjigjur detyrës në një kohë të vështirë!

Për këtë çështje janë njoftuar edhe organet relevante ndërkombëtare, duke synuar që mos të lejojmë diskriminimin e të kërkojmë barazinë!

Këtë të drejtë nuk do pushojmë së kërkuari, deri në realizim.

Betejën për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës do e vazhdojmë, përditë💪

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme