Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit Deputet popullor në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë një adresim në gjuhën shqipe këtë të martë në parlamentin serb. Ai ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Serbisë për vendimin e një gjykate ndaj ministrit Aleksandër Vulin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke u shpallur jofajtor. “Sigurisht se është një respekt nëse fjalimi im ka pasë jehonë mbarëkombëtare. Po e kryeja obligimin tim për të cilin jam zgjedhur që t’i përfaqësojë shqiptarët. Nuk është asgjë heroike, asgjë e jashtëzakonshme, është diçka krejtësisht e zakonshme”, është shprehur Kamberi. Kamberi në Edicionin e Analizës për Klan Kosova ka theksuar se gjuha e përdorur nga Vulin është gjuhë raciste. Ndërkaq ka theksuar se askush nuk i është përgjigjur deri më tani nga faktori ndërkombëtar për atë që ka thënë sot në kuvendin serb. Like 0
Kamberi ftesë për peticion rreth krijimit të qendrës memoriale në Batajnicë Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë thirrje për të nënshkruar …