Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ftuar në”Këndi i Debatit” deklaroi se shteti serb nuk e ka më komoditetin e shmangies nga obligimi për marrëveshje me Kosovën.

Prandaj siç tha Kamberi, Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë marrëveshjen themelore në mënyrë që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

“Serbia nuk e di sa do të ketë hapësirë për t’i ikur marrëveshjes me Kosovën. Ajo çka dëgjohet nga deklarimet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian e nga eurodeputetë, thuhet se Serbia nuk e ka më komoditetin e shmangies nga obligimi i marrëveshjes me Kosovën. Prandaj, nga ajo kërkojnë kompromis, të nënshkruajnë marrëveshjen themelore me Kosovën dhe të ecin bashkërisht dy shtetet përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, potencoi Kamberi

I pyetur se a beson se Serbia mund ta njohë Kosovën, Kamberi tha se defakto do ta njohë.

“Nëse Serbia merr obligim marrëveshjen se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rrugën e saj evropiane, faktikisht ata kanë hequr dorë nga aspirata që e kanë. Ata akoma mbajnë qëndrime”, shtoi tutje Kamberi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme