Punimet në rrugën “Bekim Fehmiu” në drejtim të Xhamisë së qytetit gjatë ditës së hënë (dje) kanë filluar edhe zyrtarisht.

Kjo trase e stërvjetuar, po punohet në tërësi, duke larguar asfaltin e vjetruar dhe parapregaditur për asfaltin e ri.

Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti infrastrukturor, po asfaltohet edhe rrugica me gjatësi prej 200 metrave.

Kjo rrugë në të cilën po zhvillohen punimet, e që është në afërsi të Xhamisë së Bujanocit, është nyje kyçe për shumë rrugë të tjera, si ajo: rruga “Ilaz Selimi”, rruga “Asdreni”, rruga “Bekim Fehmiu”, rruga për të varrezat e qytetit dhe të tjera./LuginaLajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme