Tri vrasje ndodhën brenda pak ditësh në Kosovë. Dy nga to u kryen në kazino, teksa të vdekur mbetën punonjësit.

Rasti i fundit ndodhi mbrëmë në Lipjan ku një i ri pësoi nga arma e zjarrit që dyshohet se u shkrep nga grabitësit.

E në lidhje me këtë, sot në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës do të dërgohet kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, ku do të kërkohent edhe mbyllja e kazinove.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Postimi i tij:

LDK-ja kërkon pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit në mbarë territorin e Kosovës

Grupi Parlamentar i LDK-së të enjten e dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të miratuar një rezolutë me dy pika:

1. Qeveria menjëherë të pezullojë aktivitetin e të gjitha kazinove dhe lojërave të fatit dhe

2. Nxjerrja e ligjit të ri që i ndalon të gjitha llojet e kazinove dhe lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare.

Do të kërkojmë që rezoluta të miratohet pa asnjë debat, për respekt ndaj dy personave të vrarë në kazino, njëri në Suharekë dhe tjetri sonte në Lipjan.

Ftojmë të gjithë deputetët, pa përjashtim, të nëshkruajnë kërkesën për seancë dhe të mbështesin rezolutën.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme