Pas Rahim Rahimit që dje ju bashku APN-së sod edhe një këshilltar nga radhat e PD-së ka aderuar në APN, bëhet fjalë për këshilltarin nga Bujanoci Bujar Sejdiu.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Postimi i Pajazitit:

Bashkë me Leventin dhe Rahimin, sot në zyrën e Alternativës për Ndryshim, mirëpritëm Bujar Sejdiun.

Bujari është biznesmen i suksesshem në Bujanoc dhe humanist i dalluar sidomos në aksionet për të ndihmuar qytetarët e Malësise së Bujanocit.

Bashkangjitja i i tij e bën më të fuqishme organizatën tonë politike dhe kontribon në përpjekjet tona të përbashkëta për ndryshimin e politikave që synojnë mirëqenie dhe fuqizim të rinisë në vendin tonë.

Mirë se vjen Bujar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme