Pep Guardiola, deri më tani ka udhëhequr tri top skuadra evropiane për këto dhjetë vite sa e ushtron profesionin e trajnerit.

Llogaritet si njëri ndër trajnerët më të suksesshëm, përkundër se nga shumëkush ka polemika për këtë gjë, mirëpo titujt janë ata që flasin për 47 vjeçarin.

Së fundmi, më saktësisht gjatë ditës së djeshme, Guardiola dhe skuadra e tij Manchester City, i konfirmuan si kampion të Premier League të Anglisë, katër xhiro pa përfunduar ky sezon 2017/18.

Përkundër se Pep, kishte si synim edhe triumfin në Ligën e Kampionëve, ai me “Cityzens” u eliminuan nga kjo garë, pikërisht nga një tjetër skuadër angleze, ajo e Liverpool në çerekifinale të kësaj gare.

Sido që të jetë, Guardiola vetëm në sezonin e tij të dytë në Premier League me Manchester Cityn, arriti të shpallet kampion e po ashtu këtë edicion mori edhe Kupën e Ligës në Angli (Carabao Cup).

Më poshtë, mund të shihni titujt që Pep Guardiola i ka fituar si trajner, që nga viti 2008 kur mori drejtimin e Barcelonës, pastaj me Bayern Munchen (2013-2016) dhe së fundmi me Manchester City ku po e përfundon sezonin e tij të dytë me këtë skuadër. /Insporti.com

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport