Kryetari Ragmi Mustafa dhe një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar u mirëprit në takim nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) të Republikës së Kosovës, z.Shyqiri Bytyqi.

U Bashkëbisedua rreth gjendjes dhe sfidave të arsimit në gjuhën shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ministri Bytyqi mbështet iniciativën e KKSHës dhe homologes, ministres Besa Shahini. Dhe shprehi gatishmërinë e plotë të MAShT që të ndihmojë në koordinim, sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe.

Gjithashtu, u shqyrtuan disa nga mundësitë e bashkëpunimeve të reja, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në institucionet shkollore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Përmes inkuadrimit në programet e MAShT, apo në bashkëpunim me institucionet tjera, jo vetëm në Kosovë.

Ndërkaq, nga Ministri Bytyqi u kërkua të ruhen kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentë kandidat nga Lugina e Preshevës dhe të rritet sipas nevojës, gjë për të cilën morëm edhe mbështetjen e ministrit.

E falënderojmë ministrin për gatishmërinë që Luginës së Preshevës të i jipet mbështetja që i duhet.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme