Komuna e Bujanocit ka krijuar edhe një hapsir  për parkimin e veturave për qytetarët e komunës së Bujanocit,e cila është pa pages, njoftimi vjen nga web faqja e komunës së Bujanocit.

40 vendparkime të reja, falas, për qytetarët e komunës së Bujanocit, është njoftimi i faqes zyrtare të komunës.

Hapsira e re për parkimin e veturave ndodhet përballë parkut të qytetit, pranë Stacionit të veterinarisë në Bujanoc.

Krijimi i parkingjeve në këtë pjesë të qytetit në të cilën ndodhen institucione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët, lehtëson funksionimin e përditshëm të qytetarëve.

Komuna e Bujanocit fton gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme