Komuna e Bujanocit dje ka pranuar konfirmimin nga Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë se është nënshkruar marrëveshja për implementimin e projektit për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe forcimin institucional të vetqeverisjeve lokale (“Projekti LIID”).

Lartësia e mjeteve të pakthyeshme e cila do t’i ndahet komunës së Bujanocit në kuadër të realizimit të projektit është definuar duke u bazuar në numrin e banorëve (demografia), sipërfaqja, indeksi i zhvillimit (aspekti ekonomik) dhe aspekti klimatik.

Sipas parametrave të lartëcekur, komuna e Bujanocit do të ketë në dispozicion mjete në vlerë prej 2.271.849,00 dollarë amerikan, apo 2.008.198,00 euro, për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme