Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Në mbledhjen e Ansamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare që u mbajt në Tiranë nën kryesimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, komuna e Bujanocit zyrtarisht është anëtarësuar në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon” – thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit. Sipas të të njejtit njoftim, në fjalën e tij, kryetari Arifi prezentoi rëndësinë që ka anëtarësimi i Bujanocit në këtë Union, që së bashku me komunat tjera shqiptare në rajon do të mundësonte zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, të arsimit, kulturës, turizmit e sportit. Unioni ka për qëllim ndërmarrjen e hapave për promovimin e komunave anëtare në zhvillimin socio-ekonomik dhe të turizmit. Në këtë mbledhje përveç kryetarit Arifi po marrin pjesë edhe zv.kryetari Musliu dhe drejtori i Organizatës Turistike Shuajb Neziri. Like 0
Policia konfirmon kanosjen ndaj zyrtarëve të LDK-së Pak më parë në media është raportuar se një grup tashmë i identifikuar po …